Prokuroria Themelore Publike ka ngritur padi penale për një person nga Luboteni, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Shmangie nga pagesa e akcizës” neni 279-b, paragrafi 1 i Kodit Penal. Sipas njoftimit të prokurorisë i dyshuari 20 vjeçar, me qëllim që t’i shmanget pagesës së plotë të akcizës e cila ka të bëjë me Ligjin për akcizë, në datën 01.07.2019 nga një person i panjohur ka blerë duhanin pa pulla kontrolli.
Me qëllim që ta shes atë në tregun e Bit Pazarit. Përmes tentimit për ta transportuar duhanin, i dyshuari është ndaluar nga ana e forcave policore. “Duke e kontrolluar makinën janë gjetur 100 kuti me nga 600 gram duhan me mbishkrim në kutitë “GREECE SUPER KAMELIA VIRGINIA” dhe 100 kuti nga 100 gram duhan me mbishkrim “GREECE TOBACCO VIRGINIA”, ose gjithsej 120 kilogram duhan të imët.
I dyshuari ka ikur dhe nuk ka paguar akcizë në vlerë prej 162.000 denarësh”, thuhet në kumtesën e prokurorisë. Prokurori publik ka propozuar që ndaj të dyshuarit të shqiptohen masa kujdesi, për shkak rrezikut që ai të shpërngulet nga vendi.