Rasti i “Durmo Turs”-it, Gjykata e refuzoi kërkesën për paraburgim të të akuzuarve

Këshilli Penal e ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Prokurorisë Publike për parashtrim të masës së paraburgimit ndaj gjashtë të akuzuarit për aksidentin e autobusit “Durmo Turs”, më 13 shkurt të 2019, ku mbetën të vdekur 16 persona, dhe u lënduan 38 të tjerë, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Duke vepruar ndaj propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për parashtrim të masës së paraburgimit për gjashtë persona, të përfshirë në aktakuzën për aksidentin i cili më 13.02.2019 ndodhi në fshatin Llaskarcë, Këshilli Penal në kuadër të Gjykatës Penale – Shkup, pas shqyrtimit të fakteve dhe dëshmive në propozim, ka sjellë vendim, me çka propozimin e Prokurorisë për parashtrim të masës së paraburgimit e ka refuzuar si të pabazë, dhe e ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për 30 ditë“, njoftuan nga Gjykata Penale.

Nga atje kanë shtuar se, në lidhje me aktakuzën, i njëjti është përcjellë për vlerësim te këshilli për vlerësim të aktakuzës i cili duhet të caktojë seancë, dhe pas miratimit të vendimit, palët dhe publiku do të njoftohet me kohë.

Përndryshe, në aktakuzën që e ngriti Prokuroria në lidhje me aksidentin ku ndërruan jetë 16 persona, dhe u lënduan 38 të tjerë, të dyshuar se kanë kryer vepra penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion” janë dy persona – udhëheqës të kompanisë transportuese akuzohen, tre persona – punëtorë të stacionit të kontrollit teknik dhe vozitësi.

Duke e vlerësuar se mund të ekzistojë rrezik nga arratia, PTHP-ja njoftoi se deri te Gjykata Penale në Shkup ka dorëzuar edhe propozim të veçantë që gjatë të akuzuarve, të cilët për momentin gjenden në arrest shtëpiak, t’iu parashtrohet masë e paraburgimit.