Këngëtari shqiptar, Seven Saraqi, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri për fansat e tij.
Edhe pse gjatë kësaj kohe ka qëndruar më larg rrjeteve sociale dhe fansave të tij, kjo nuk do të thotë që ai është larguar nga muzika. Ylli i muzikës, i cili jeton dhe vepron në Los Angeles, së fundmi ka bërë të ditur se ka gati afro 30 këngë.
Seveni nuk ka zbuluar detaje për fansat, por ata mezi po e presin rikthimin e këngëtarit shqiptar.
Në njërin prej projekteve, Saraqi do të tregojë vuajtjet e shqiptarëve gjatë vitit 1999, gjersa i ka përmbledhur me një video.
Ndryshe, “Ti po rren”, në bashkëpunim me Don Phenom është kënga e fundit e publikuar nga këngëtari 26-vjeçar.
https://www.instagram.com/7saraci/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/7saraci/?utm_source=ig_embed