Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona.
Philippe Coutinho është duke i kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Barcelonës.
Ylli brazilian ka vendosur të largohet nga klubi katalan, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Coutinho i ka kthyer përgjigje pozitive ofertës nga Paris Saint-Germain.
Madje, shitja e tij tek klubi i pasur francez pritet të ndihmojë Barcelonën në blerjen e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar ose Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.