Katedra e Edukimit Special dhe Rehabilimit e UT-së e zgjeron bashkëpunimin me institucionet e arsimit special nga Stambolli

Drejtori i arsimit special i Komunës së Uskudarit nga qyteti i Stambollit, Ishak Aslan, i shoqëruar nga drejtori i shkollës speciale për Aftësim Profesional Special, profesor Ahmet Yalçın Hocaoğlu dhe zëvendësdrejtori Hüsein Inözü, më 1 korrik 2019, realizuan një vizitë pune në Universitetin e Tetovës.

Marketing

Gjatë qëndrimit të tyre në Universitetin e Tetovës, ata u takun me Prorektorin për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili, Dekanin e Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Fadbi Osmani, Prodekanin për arsim, Prof. Dr. Buniamin Memedi, si dhe profesorë të Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit.

Prorektori për arsim, Prof. Dr. Reshat Qahili i falënderoi ata për mbështetjen që i japin Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit të Universitetit të Tetovës, si dhe njëhërit shprehu mirënjohje ndaj tyre për mikpritjen që kohë më parë ua kanë bërë në Stamboll stafit dhe studentëve të Edukimit Special dhe Rehabilimit të UT-së, duke hapur mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm, që nënkupton edhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim dhe të protokolleve për aktivitete konkrete.

Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Prof. Dr. Fadbi Osmani kërkoi nga mysafirët që ta intensifikojnë bashkëpunimin në këto shkolla, por edhe me universitetet që kanë të akredituara programe të edukimit special. Ndërsa, Prodekani për arsim, Prof. Dr. Buniamin Memedi u ndal në aktivitetet konkrete që do të realizohen në të ardhmen, që ky bashkëpunim të jetë i efektshëm dhe i dobishëm.

Nga ana tjetër, edhe mysafirët nga Turqia u pajtuan që të formohen grupe të studentëve dhe të realizohen vizita nëpër institucionet e edukimit special në Stamboll, me qëllim që të realizohen vizita tradicionale, vizita studimore me kohëzgjatje prej një jave, të sigurohet akomodimi i studentëve nga shkollat speciale të Komunës së Uskudarit etj.

Gjithashtu u diskutua që nga viti tjetër, për pjesën edukative në lëndën Spektri i autizmit të angazhohet, profesor Ahmet Yajçin Hocaoğlu, i cili ka një përvojë të njohur sa i përket përgatitjes dhe kompetencave profesionale për fushën e autizmit.

Po ashtu, u diskutua që në të ardhmen të vendosen kontakte edhe me të gjithë universitetet e Stambollit, të cilat kanë program të edukimit special dhe të krijohen bashkëpunime të reja, qoftë për shkëmbim të profesorëve dhe studentëve, si dhe për organizimin e konferencave shkencore të përbashkëta.