Vendimi i socialistëve për shkarkimin e Metës, reagon ish-ministri i Jashtëm: Kanë gabuar!

Ish-ministri i Jashtën Edmond Panariti ka komentuar vendimin e socialistëve për shkarkimin e Presidentit Meta, të cilët duan të ngrenë një komision hetimor për shkelje të rëndë të Kushtetutës nga ana e Presidentit, me zhdekretimin e 30 qershorit.

Marketing

Për Panaritin e gjitha është një turp, pasi maxhoranca po kërkon të shkatërrojë një demokraci funksionale, e cila sipas tij u arrit falë presidentit.

“Ne kemi thyerje të Kushtetutës së vendit dhe kjo është parë në mënyrë flagrante kur dekreti i Presidentit nuk është zbatuar nga mazhoranca. Ka qënë një gabim jashtëzakonisht i rëndë që mungesa e gjykatave është prej reformës në drejtësi, gjë që e duam të gjithë. Kjo është e gjitha një turp. Presidenti i dha frymëmarrje vendit duke i siguruar një demokraci funksionale ashtu siç e kërkon Kushtetuta e vendit. Dhe për këtë në mënyrë të paturp mazhoranca po kërkon ta shkarkojë.

Koha do e tregojë, por unë mendoj se do të mbahet mend gjatë si një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë”-deklaroi Panariti në Fax Neës.