Atalanta merr një lojtar nga Chelsea!

Chelsea ka rinovuar kontratën deri në vitin 2022 me mesfushorin Mario Pasalic, i cili u ble nga Hajduk Split në vitin 2014.

Marketing

Sezonin e kaluar mesfushori luajti në huazim tek Atalanta dhe pas 30 qershorit duhej të kthehej në Londër. Ashtu ndodhi, por Chelsea i rinovoi kontratën dhe e dërgoi për një sezon të dytë në huazim, sërish tek Atalanta.

24-vjeçari kroat luajti në 33 ndeshje me zikaltrit në Serie A, 17 prej të cilave si titullar dhe arriti të shënojë 5 gola.

Chelsea ka preferuar të lërë edhe një vit në huazim, duke qenë se merkato për ta do të jetë e bllokuar për dy sesionet e ardhshëm dhe kroati mund të iu duhet për sezonin e ardhshëm.