Një vullkan ka shpërthyer në ishullin italian Stromboli, ku ka mbetur i vdekur një person.
Siç njofton BBC, përcjell Telegrafi, viktima është një mashkull i cili u godit nga një gur në rënie, po ashtu raportohet edhe për një person tjetër të lënduar.
“Ne pamë shpërthimin nga hoteli. Ishte një zhurmë e madhe”, tha Michela Favorito, deklaroi një dëshmitare e cila punon në një hotel në ishull.
Zjarrfikësit po merren me shpërthimet e shkaktuara nga vullkani.
Vullkani i Strombolit është një nga më aktivët në planet dhe ka qenë në një gjendje pothuajse konstante të shpërthimit që nga viti 1932.
https://twitter.com/it_snottrue/status/1146431674168856578