Vazhdon Samiti i Ballkanit Përendimor, merr pjesë Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor.

Marketing

Samiti i Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit Ballkanit do të vazhdoj sot ku do të mblidhen liderët.

Në këtë mbledhje të liderëve, do të marrë pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.

“Në Poznan të Polonisë, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perendimor dhe për të diskutuar çështjet e rëndësishme, planet për të ardhmen dhe bashkëpunimin rajonal. Kosova ka qasje konstruktive për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe garantimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në këtë frymë vazhdon të angazhohet secilën ditë për të ardhmen e përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

Në takimet tre-ditore të Samitit të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në procesin e para-anëtarësimit në Berlin.