Ditë e hapur e ushtrimit “Goditja vendimtare 19” në Shkup

Te Porta në sheshin kryesor në qendër të Shkupit, sonte prej orës 18:00 deri në orën 21:00, qytetarët do të kenë mundësi që të ndjekin prezantimin e automjeteve, armatosjen dhe pajise e cila përdoret në ushtrimin ushtarak “Goditja vendimtare 19”.

Marketing

Në prezantimin do të marrë pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ushtruese e detyrës, ambasador i SHBA-së, Mikaela Shvajcer-Blum, komandanti i komandës së bashkuar operative gjeneral major Pavle Arsovski, përfaqësues të qytetit të Shkupit, Ministria e Mbrojtjes, Armata e Ambasadës së SHBA-së.

Të pranishmit do të kenë mundësi që përmes komunikimit direkt me pjesëmarrësit në ushtrim më afër të njoftohen me automjetet luftuese, armatosjen dhe pajisjet, të cilat përdoren në këtë ushtrim më të madhin deri më tani të organizuar te ne.

“Goditja vendimtare” është deri më tani ushtrimi më i madh i realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut në të cilin marrin pjesë rreth 2.700 ushtarë nga armatat e gjashtë shteteve.

Ushtrimi i cili realizohet në periudhën prej 5 deri më 8 korrik në poligonin e armatës “Krivollak” ka për qëllim përforcimin e procedurave standarde operative të njësiteve nga përbërja e armatës, përmirësimin e ndërveprimit dhe avancimin e mirëkuptimit dhe besimit dhe përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.