Rrëzohet një helikopter, raportohet për 7 persona të vdekur

Shtatë persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në ujërat e Ishujve Bahame, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Në helikopter ndodheshin shtatë shtetas amerikanë të cilët po udhëtonin drejt Floridas, tha policia e Bahameve, duke shtuar se helikopteri ka humbur nga radari një kohë të shkurtër pas ngritjes nga ishulli Grand Cay.

Zyrtarët dhe popullata lokale kanë lokalizuar vendin ku ka rënë helikopteri, rreth 3 kilometra larg brigjeve të ishullit.

Policia njoftoi se katër femra dhe tre meshkuj kanë pësuar si pasojë e aksidentit.

Shkaqet e tragjedisë ende mbeten të panjohura ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetim lidhur me rastin.

Ndërkohë, gazeta “The Register-Herald” nga West Virginia në SHBA, raportoi se në mesin e të vdekurve gjendet edhe biznesmeni Chris Cline, të cilin e ka përshkruar si “sipërmarrës miliarder në sektorin e xehetarisë”, “mbret i thëngjillit” dhe “filantrop”.