Kryeministri Zoran Zaev pret që premtimi për mbështetje për fillim të negociatave në tetor këtë vit do të përmbushet dhe se vendi do të marë datë për fillim të bisedimeve, përcjellë Zhurnal.
Reformat në BE, konsideron Zaev, mund të jenë proces paralel me procesin e zgjerimit me vendet e rajonit.
“Vendim i tillë do të vërtetojë kredibilitetin e BE-së në rajon dhe do të jetë propozim për vendet me status kandidati që të vazhdojnë reformat për realizimin e standardeve europiane dhe të frymëzohen politikat që do sjellin prosperitet, demokraci dhe stabilitet në rajon. Kuptojmë dhe mbështesim debatin për reforma në BE, por jemi të bindur se ky proces mund paralelisht të shkojë me procesin e bisedimeve për zgjerim me vendet e rajonit”, theksoi në fjalimin e tij Zaev në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Poznan.
Zaev potencoi se edhe përkushtimi për zgjerim do të vërtetojë se rajoni është me interes strategjik për BE-në dhe se këto politika do të minimizojnë interesat e palës së tretë.
Kryeministri Zaev dhe shefat tjerë të pjesmarësve qeveritar në Samit, i priti kryeministri i Polonisë Mateush Moravjecki.
“Gjatë kohës së sesionit të punës nga forumi i shefave të Qeverive nga vendet nga Ballkani Perëndimor, Zaev u falenderua për kryesimin e Polonisë me Procesin e Berlinit, në periudhë kur është bërë përparim në rjaon dhe në periudhë kur Maqedonia e Veriut ka realizur të gjitha propozimet e Këshillit Europian nga qershori i 2018tës, me çka pasoi dhe propozimi më i fuqishëm pa asnjë kusht nga Komisioni Europian që vendi të fillojë negociatat për anëtarësim me BE-në”, tuhhet në komunikatën e pres qendrës së Qeverisë.