Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të nxjerrin përvoja nga Polonia dhe Britania për kryesimin me Procesin e Berlinit

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të dërgojnë ekipe të përbashkëta në Poloni dhe në Britaninë e Madhe, që të shkëmbejnë përvoja në organizimin e presidencës së përbashkët të Procesit të Berlinit që Sofja dhe Shkupi ndërmarrin gjatë vitit 2020.

Marketing

Për këtë janë marrë vesh në takimin e punës në Poznan të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe ministrit shtetëror britanik për Evropë, ser Alan Dankan.

Në takimin në të cilin mori pjesë edhe ambasadori Viesllev Tarkan, koordinator i Procesit të Berlinit të kryesuesit aktual Polonisë, ishin shqyrtuar çështjet e agjendës së presidencës së përbashkët të shoqërisë qytetare, ndërsa veçanërisht të të rinjve në prioritet e presidencës, transmetoi BGNES.

Dimitrovi, Zaharieva dhe Dankani marrin pjesë në forumin ministror që po mbahet në Poznan si pjesë e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.