Parlamenti Studentor në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike të Universitetit të Tetovës, e
shënuan 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për nderë të 243-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, në ambientet sportive të Universitetit të Tetovës,
studentët e kulturës fizike zhvilluan një ndeshje në beach volley.
Kryetari i Parlamentit Studentor, Islam Imeri tha se studentët e Universitetit të Tetovës me shënimin
e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shprehin falënderimet e tyre ndaj
popullit amerikan për mbështetjen e tyre të parezervë që i kanë dhënë popullit shqiptar. Siç tha ai, populli
ynë është një nga popujt më me fat në Ballkan, pasi që për partner e ka popullin më të civilizuar dhe më të
zhvilluar në botë, popullin amerikan.
Në ndeshjen e beach volley që u zhvillua, të pranishëm ishin edhe Prorektori për Arsim i Universitetit
të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili, Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Haki Ismaili, Dekani i
Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani, profesorë dhe studentë.
Për studentët pjesëmarrës në këtë ndeshje, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi, Parlamenti
Studentor i Universitetit të Tetovë, studentëve Hamza Veseli, Besar Ferati, Martina Isajloska dhe Maja
Magdenoska u ndau certifikata për pjesëmarrje në beach volley.