Ivanov për katër muaj ka shpenzuar 8.000 euro për kafe dhe lëngje

Nuk dihet se kush ka pirë e kush ka pagur në Vilën Vodno gjatë mandatit të presidentit Ivanov. Fokus ka publikuar shpenzimet e presidentit Ivanov në katër muajt e fundit të mandatit të tij si president shteti.

Marketing

Fillimisht vërehet mungesa e kontrollit që do të bënte dallimin midis shpenzimeve private dhe shtetërore.

Nëpërmjet kërkesës për qasje të lirë në informata publike mësohet se vetëm në bufenë e Vilës Vodno për gati katër muaj janë shpenzuar pothuajse 512.000 denarë. Përkatësisht, për dy muaj janë shpenzuar deri në dy mijë euro për lëngje dhe kafe.