Sanohen dëmet nga dalja e vagonëve në Kumanovë

Deri në mesnatë do të largohen 11 vagonët të cilat dolën nga shinat në fshatin Çerkez të Kumanovës. Kështu paralajmëruan dy zv/drejtorët e Hekurudhave. Më këtë është mundësuar edhe sanimi i hekurudhës e cila deri në mesnatë duhet të jetë gati për komunikacion. Një tip i vagonëve të tillë kushtojnë 80-100 mijë euro.

Marketing

“Përgjatë rrugës janë renditur të gjitha vagonat gjithsej 11 në numër, të cilët kishin dal nga hekurudha. Është mundësuar terren që ekipet e NP Hekurudhat e Maqedonisë-Infrastruktura me gjithë mekanizmat e veta dhe gjitha resurset të punojnë në atë që të rregullojnë binarët dhe deri në orët e vona të mbrëmjes deri në mesnatë besoj se hekurudha do të jetë gati për komunikacion”, deklaroi Petar Spasovski, ndihmës drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë- Infrastruktura.

“Dëmi i vagonëve është I madh. Të gjithë vagonët gjatë daljes nga binarët kanë ardhur deri tek ndeshja me njëri tjetrin. Është e çuditshme , dua të them se katër vagonët e parët së bashku me lokomotivën kanë kaluar pa problem, ndërsa dalja e vagonëve ka ndodhur në pas vagonit të katër, ndërsa arsyet pse ka ndodhur kështu, ende nuk dihen.

Kësi lloj i vagonëve vlera e tyre sillet rreth 80 mijë deri 100 mijë euro, ndërsa dëmi shtesë do të vërtetohet nga komisioni për secilin vagon një nga një”, potencoi Kosta Cikos, zv/drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë- Transport.