Lampard e nis mbarë, e bind lojtarin që të qëndrojë te Chelsea

Callum Hudson-Odoi është i gatshëm të zgjasë qëndrimin e tij te Chelsea, pasi u sigurua nga Frank Lampard se do të luajë këtë sezon në fanellën e ‘Bluve’.

Trajneri Frank Lampard e ka nisur mbarë punën te Chelsea, duke e bindur talentin Callum Hudson-Odoi që të qëndrojë në ‘Stamford Bridge’.

Sipas ‘Goal’, reprezentuesi anglez është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re pasi ka folur me Lampard, pas kthimit të tij si trajner i Chelsea.

Marketing

18 vjeçari është duke u rikuperuar nga lëndimi, pasi ka humbur pjesën e dytë të sezonit të kaluar pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen kundër Burnley në Premierligë.

Vazhdimi i kontratës me Chelsea do të bëjë që Bayern Munich të largohet nga Callum Hudson-Odoi, të cilin e ka kërkuar gjatë sezonit të kaluar.