Zyrtarisht u inaugurua autostrada Milladinovci – Shtip

Autostrada Milladinovci-Shtip sot u përurua zyrtarisht me ceremoni afër Sveti Nikoles në prani të kryeministrit Zoran Zaev, zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, drejtorit të Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov dhe ambasadores së Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen.

Marketing

“Kjo autostradë e re Milladinovci-Shtip është jashtëzakonisht e rëndësishme për zhvillimin e barabartë rajonal ekonomik. Sigurohen kushte për transport më efikas dhe më të shpejtë të mallrave, prodhimeve, njerëzve, që është parakusht mjaft i rëndësishëm që investuesit ta hartojnë vendin si destinacion stabil dhe afatgjatë të biznesit, i cili ofron kushte për siguri dhe shumëfishim të përfitimit të tyre”, tha kryeministri Zaev.

Kjo zgjidhje moderne infrastrukturore, shtoi, e lidhë pjesën qendrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryeqytetin, Shkupin, me tërë rajonin lindor. Qytetarët, tha Zaev, fituan ndërlidhje moderne infrastrukturore dhe mundësi që më shpejtë të arrijnë në më shumë pika në pjesën lindore të vendit.

Informoi se NP për rrugë shtetërore planifikon pyllëzimin e shpatijeve në autostradë me 600 mijë fidane akacie në sipërfaqe prej 30 hektarëve.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov në fjalimin në inaugurimin e sotëm solemn të autostradës së re theksoi se në këtë mënyrë ndërlidhet pjesa qendrore e shtetit me atë lindore, ndërkaq përmes ndërtimit të rrugëve të reja tejet të shpejta Shtip-Koçan dhe Shtip-Radovish më shpejtë do të ndërlidhen qytetet Strumicë, Radovish, Koçan, Berovë, Dellçevë dhe qytete të tjera nga pjesa lindore dhe juglindore e RMV-së.

“Gjatësia e përgjithshme e aksit të autostradës paraqet 47 kilometra me dy korsi, me gjerësi të rrugës prej 10,7 metra, me dy shirita për vozitje dhe shirit për ndalje me brez ndarës prej katër metrave mes dy korsive. Trashësia e përgjithshme e shtresës së asfaltit paraqet 19 centimetra. Kjo autostradë ka shtatë rreth rrotullime afër Milladinovcit, Konjares së Mesme, Preotit, Sveti Nikole-veri, Sveti Nikoles-juglindje, kadrifakovës dhe Tre çezmave. Në autostradë ka pesë viadukte të mëdha, një urë e madhe në lumin Pçinja, dhe disa ura më të vogla”, tha Kitanov.

Punët ndërtimore në autostradën Shtip – Milladinovci u zhvilluan gjithsej 4 vite e 8 muaj, prej majit të vitit 2014 deri në vitin 2018, me ç’rast intensiteti më i madh i ndërtimit ndodhi gjatë periudhës 2017-2018. Ky aks i autostradës fillimisht e kishte vlerën 226,7 milionë euro, por është bërë kursim prej 44 milionë eurove me çka kjo autostradë është realizuar me gjithsej 177,3 milionë euro.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski theksoi se autostrada Milladinovci-Sveti Nikole-Shtip është projekt i madh kapital i cili do të kontribuojë për rritjen ekonomike të shtetit, e posaçërisht do ta përforcojë rajonin lindor si pjesë të Korridorit panevropian 8.

Zëvendëskryeministri Angjushev theksoi se kur erdhi në funksion, sfidë më e madhe i ka paraqitur të përshpejtohet ndërtimi dhe të mënjanohen të gjitha pengesat për ndërtim cilësor të autostradës.

Në inaugurimin e sotëm solemn foli edhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës, Lisjen, e cila paralajmëroi se është miratuar kredi e lirë edhe për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër. Iu falënderua të gjithë të punësuarve në kompaninë kineze “Sinohidro” dhe kompanive nga vendi të cilët morën pjesë në ndërtimin e aksit të autostradës Shtip-Sveti Nikole-Milladinovci.

Autostrada është e gjerë 27,4 metra, ka aktër korsi prej 3,75 metrave dhe dy shirita për ndalje prej 2,5 metrave. Shpejtësia e projektuar është 130 kilometra në orë. Përgjatë autostradës ka shtatë qarkore. Këtë verë, sipas paralajmërimeve, do të ndërtohen dy pikë-pagesat e planifikuara në autostradë, afër Kadrifakovës dhe afër Sveti Nikoles. Përgjatë autostradës është vendosur rrethojë çeliku, rrjet për mbrojtje nga kafshët, kabllo optike, barriera zanore, kalime zyrtare.

Ndërtimin e autostradës e filloi Qeveria e kaluar, në shkurt të vitit 2014 dhe sipas projektit dhe planeve, ajo duhej të përfundonte në mars të vitit 2017. Pas ndërrimit të pushtetit institucionet kompetente kumtuan se ka lëshime të shumta në ndërtim dhe aktivitete të papërfunduara, pas çka u lidhën dy ankese të Marrëveshjes për ndërtim me kompaninë kineze “Sinohidro”.