Pamje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohet një person(Video)

Një person është lënduar si pasojë e një aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht afër fshatit Komoran të Drenasit.

Marketing

Rastin e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Daut Hoxha, i cili tha se i lënduari me urgjencë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai shtoi se tre persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

Kp ka siguruar një video ku shihet se ka edhe dëme të konsiderueshme materiale.