Kryeministri Edi Rama është takuar në samitin e Poznan në Poloni edhe më kryeministren angleze në ikje Tereza May.
Zyra e shtypit në kryeministri nuk dha asnjë detaj se çfarë është biseduar në këtë takim.
Por nga kjo foto e siguruar nga Top Channel kryeministrja May ka shpërthyer në të qeshura bashkë me një prej anëtarëve të delegacionit që e shoqëronte.
Me sa duket shkaku është ndonjë nga batutat e Edi Ramës të cilat nuk i mungojnë edhe kur përballë ka udhëheqës perëndimor.
Tashmë batutat therëse të Ramës si në takimet si ky me Tereza May apo edhe darkat si ato me kancelaren Merkel janë diçka e zakonshme.
Në rastin e Tereza May e cila shqyhet për ftohtësinë e saj batuta duhet të ketë qenë e duhura për nivelin e humorit britanik.
Nëse kryeministri Rama ia ka arritur ta bëjë të qeshë hallemadhen në ikje Tereza May kjo do të thotë se e ka kaluar testin për të bërë së qeshuri një britanike e cila asnjëherë si kryeministre nuk u shqua për humor fin si paraardhësit e saj Tony Blair apo David Cameron.