PROTESTA/ Kryemadhi fton qytetarët teksa komunikon me gjithë strukturat e LSI

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se nuk i ka bërë bisht punës as këtë të shtunë, ku termometri në Tiranë ka dalë “jashtë kontrollit” duke shënuar deri në 36 gradë.

Marketing

Ajo tregon se është në zyrë dhe me telefon në dorë ka nisur të mobilizojë strukturat e LSI-së në rrethe për pjesëmarrjes masive në protestën e së hënës.

“Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur”, shprehet Kryemadhi.

Më tej ajo ka një kërkesë për të gjithë ata që do të jenë vetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e 10-të kombëtare të opozitës.

“Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik. Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë.”