Bashkia e Durrësit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri i cili ka rënë një nga nga zyrat katit të pare të këtij institucioni, është pikasur nga roja i godinës dhe kalimtarë të rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.
Pas njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset të cilët punuan për neutralizimin e flakëve.
Paraprakisht thuhet se zjarri ka rënë në pjesën e arkivës, por kjo ende nuk është konfirmuar nga zyrtarë të bashkisë.
Ende nuk dihen dëmet e shkaktuara nga zjarri apo edhe shkaqet, edhe pse paraprakisht thuhet se flakët mund të jenë shkaktuar nga ndonjë shkendije elektrike.