Sipas të dhënave të DAP-it, me të hyrë në fuqi aplikacioni “TVSH-ja ime”, numri i qytetarëve të cilët frekuentojnë zyrat e drejtorisë është në rritje e sipër, kurse numri i qytetarëve që aktualisht kanë filluar të aplikojnë sistemin arrin në 20 mijë. Aplikacioni mund të shkarkohet nga web faqja e Drejtorisë për të Ardhura Publike, kurse kthimi i TVSH-së bëhet vetëm përmes skanimit të barkodit të llogarive fiskale, jo më të vjetra se 10 ditë. Shuma maksimale e parave të cilat mund të kthehet për një vit, arrin vlerën deri 28 mijë denarë.
Ndihmës drejtori i DAP-it, Faruk Omeri, në intervistë dhënë për TVM2, thotë se situata është nën kontroll madje edhe për rastet për të cilat kanë arritur ankesat e para veç më, e që kompetentët janë të gatshëm të japin përgjigje për zgjidhjen e tyre.
“E ndjekim në mënyrë të ditë për ditshme situatën në lidhje me problemet që dalin me implementimin e këtij projekti. Zyrat e DAP-it nëpër gjitha qytetet prakikisht janë frekfrentuara nga qytetarët dhe sipas të dhënave të cilët për momentin disponojmë diku rreth 20 mijë qytetarë e kanë përdorur aplilacionin “TVSH-ja ime”. Kanë arritur ankesat por ne gjithësesi kemi ekipe të cilat janë vazhdimisht në konakt me qytetarët, qoftë në Drejtorinë Gjenerale ose ato Rajonaole dhe japin përgjigjet dhe zgjidhjet e mundshme dhe deri në këtë moment nuk kemi ndonjë informacion për ndonjë problem më serioze”, tha Faruk Omeri, ndihmës drejtor i DAP-it.
Omeri përgënjeshtron pohimet e opozitës, dhe shton se kjo masë nuk është aspak populiste, është projekt madhor i cili per herë të par ua kthen të hollat tatimpaguesve.
“Deklaratat politike nuk do ti komentoj por do të them se ky projekt është me të vërtetë madhor, projekt popullor dhe qytetarë… pse e themë këtë? E them këtë sepse shteti deri tani gjithmonë përcaktonte obligimet tatimore ndaj qytetarëve e tani kemi një proces të kundrtën shteti rimburson një pjesë të tatimit në rastin konkret TVSH-së, prandaj them se është një risi mjaft e dobishme”, tha Omeri.
Për kyçje në “TVSH-ja Ime” qytetarët do ta shfrytëzojnë e-mailin e njëjtë dhe fjalëkalimin nga profili i deklaratave elektronike tatimore. Aplikacioni do të vlejë vetëm për qytetarët dhe vetëm për llogari fiskale deri më 30 mijë denarë, por jo edhe për faturat dhe llogaritë që nuk kanë barkode, siç janë llogaritë e taksistëve, llogaritë e pavlefshme fiskale të kompjuterëve dhe për llogari fiskale të ndërprera. Aplikacioni është i kapshëm vetëm për telefonat me sistem Android, ndërsa përdoruesit e telefonave IPhone aplikacionin do munden ta marrin për disa ditë.