Talibanë kanë vrarë të paktën tetë persona të personelit të sigurisë dhe gjashtë civilë në një sulm me bomba në provincën Ghazni të Afganistanit, sipas zyrtarëve të qeverisë dhe talibanëve.
Zyrtarët afganë thanë se bomba kishte në shënjestër njësinë kryesore të inteligjencës të vendit, Drejtorinë Kombëtare të Sigurisë (NDS).
Zyrtarët e shëndetësisë në Ghazni thanë se 13 të rritur, përfshirë tetë anëtarë të NDS dhe një fëmijë u vranë. Të paktën 60 fëmijë që ndiqnin mësimet në një shkollë private të vendosur afër sheshit të shpërthimit ishin midis 180 personave të plagosur.
“Shifrat e viktimave mund të rriten pasi që ky nuk është raporti i fundit i të lënduarve në shpërthimin e fuqishëm”, tha Zaher Shah Nekmal, një drejtor shëndetësor në provincën Ghazni.
Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.
“Dhjetra oficerë të NDS u vranë ose u plagosën”, tha zëdhënësi i grupit Zabihullah Mujahid në një deklaratë.
Sulmi i së dielës u bë kundër konferencës së paqes gjithë-afgane, e cila filloi në Katar në një përpjekje për t’i dhënë fund viteve të dhunës dhe për të ndërtuar besimin midis civilëve afganë dhe talibanëve.