Kryeministri Zoran Zaev në intervistë për gazetën serbe ‘Politika’ thotë se marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira, dhe se shkojnë duke u përmirësuar.
“Me kryeministren Ana Brnabiq së shpejti do të fillojmë edhe një bashkëpunim në shërbimet digjitale dhe web-faqen e Qeverisë”, ka deklaruar Zaev.
Sipas tij, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë të njëjtat qëllime, ndër të cilat, siç tha ai, më të rëndësishmet janë arritja dhe rrënjosja e vlerave evropiane, të cilat, sipas tij, do të intensifikohen në periudhën e ardhshme.
Duke komentuar dyshimet se liderët perëndimor nuk i kanë përmbushur premtimet e tyre kur është në pyetje agjenda evropiane e vendit, Zaev thotë se Raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut këtë vit është shembull dhe se posaçërisht është theksuar se Marrëveshja e Prespës paraqet shembull për zgjidhjen e kontesteve në rajon, por edhe më gjerë.
Zaev thotë se obligim i të gjithë shteteve që janë pjesë e BE-së dhe atyre që kanë aspirata për hyrje në BE është përpjekja që bashkërisht me forca të përbashkëta të përkrahin procesin e integrimit në gjithë rajonin dhe se kjo do të sjell paqe, stabilitet dhe perspektivë më të mirë për të gjithë.