Rasti “Target-Fortesa” , Mijallkov: Ndërpritni gjykimin dhe na gjykoni

Gjykimi për rastin “Target dhe Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimet masive ilegale, ka vazhduar me dëshminë e Sasho Trajkovskit – shef i sektorit për komunikime pranë DSK-së. Ai në dëshminë e tij tha se pas urdhrit gojor nga i akuzuari, Goran Grujevski, në vitin 2015 ka përgatitur raport për sistemin e përgjimit “najs”, ku ka shkruar se i njëjti më nuk është në funksion të ndjek komunikime telefonike dhe ato të internetit, dhe marrë parasysh këtë fakt, i njëjti duhet të shkatërrohet.

Marketing

Raporti është përgatitur më 17 shkurt 2015, ndërsa sistemi “najs” është ç’kyçur më 27 mars. I akuzuari, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, gjatë seancës u shpreh i pakënaqur dhe nervoz nga deklarata e dëshmitarit. Ai parashtroi shumë pyetje, pa u konsultuar me avokatët mbrojtës, pas çka disa herë u ndërpre dhe riformuluan pyetjet me ndihmën e gjykatësve.

“Më mirë është të ndërpritni gjykimin dhe të na gjykoni”,- tha Mijallkov. Pasi vazhdoi, Mijallkov pyeti Trajkovskin se si ka arritur të konstatojë se në drejtori është përgjuar ilegalisht. Trajkovski u përgjigj se: “Ajo ka ndodhur rastësisht, pas paraqitjes së problemit në sistem”. Në momentin kur ka filluar të riparojë sistemin ka shtypur targetin “LIJAVE”, pas çka biseda e incizuar ka filluar të emitohet dhe që në fillim është dëgjuar dikush të drejtohet me “Zotëri Ramkovski”. Pas kësaj, Trajkovski ka konstatuar se Velija Ramkovski është përgjuar pa urdhër gjyqësor. Në pyetje të Mijallkovit se pse nuk e ka paraqitur rastin tek ai, Trajkovski u përgjigj: “Ata që përgjoheshin me fjalëkalimin “e rëndësishme”, tek ato kishit qasje edhe ju si drejtor. Nuk mora guximin ta paraqes tek ju”.

Pyetje Trajkovskit i drejtoi edhe ish ministrja, Gordana Jankullovska. Ajo pyeti se pse ai nuk e ka informuar atë si ministre se në mesin e targeteve jolegalë e ka njohur edhe numrin e saj.

“Nuk erdha t’u tregoj sepse nuk dija si të vij tek ju dhe t’iu them, a e din se ta përgjojnë telefonin?”,- u përgjigj Trajkovski. Ndaj këtij dëshmitari, Jankullovska kishte rreth 30 pyetje, pjesa më e madhe e të cilave kishte të bëjnë me shkatërrimin e sistemit të përgjimit. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej viti 2008-2015, në mënyrë joligjore, pa urdhër gjyqësor, janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Përveç Sasho Mijallkovit, në këtë rast janë të akuzuar edhe Goran Grujevski, Gordana Jankullovska, Nikolla Boshkovski, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK dhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.