Mesfushori i Bosnje Herzegovinës, Rade Kruniç ka finalizuar zyrtarisht transferimin e tij nga Empoli në Milan për një shumë rreth 8 milionë eurosh plus bonuse.
Lojtari ishte tashmë në stërvitje me ‘Rossonerët’, por kishe disa çështje për t’u zgjidhur dhe ardhja e tij u njoftua këtë mbrëmje.
Është raportuar se Milani ka paguar 8 milionë euro plus bonuse për talentin 25-vjeçar, i cili ka impresionuar te Empoli sezonin e kaluar, trasmeton lajmi.net.
Ai shënoi pesë gola dhe ndihmoi me gjashtë asistime në 33 paraqitje në Serie A.
Kruniç ka qenë në ‘Stadio Castellani’ që nga viti 2015, megjithatë kaloi një vit si huazim në Itali me Hellas Verona.
Milan së shpejti do të blejë një tjetër mesfushor të Empolit, Ismael Bennacer, i cili aktualisht është duke marrë pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerinë.