Gjermania pret që Qeveria e re greke të ketë rol konstruktiv në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Maqedoninë Veriore. Zëdhënësi i Qeverisë Shtefan Zajbert dje në konferencë për media në Berlin duke dërguar urimin e kancelares Angela Merkel për kryeministrin e ri grek Kiriakos Micotakis, tha se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar për emrin nga ana e qeverive të Shkupit dhe Athinës është arritje historike që duhet të respektohe.
“Kancelarja Angela Merkel këtë e sqaroi disa herë. Kjo është arritje që mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, dhe sinqerisht shpresojmë se qeveria e re greke në mënyrë konstruktive do të marrë pjesë në këtë proces pozitiv”, tha Zajbert.
Kancelarja Merkel në urimin deri te Micotakisi, thotë se pret me padurim të takohen dhe se shpreson për bashkëpunim të afërt miqësore dhe vazhdimin e marrëdhënieve të partneritetit mes Gjermanisë dhe Greqisë.
Merkeli e falënderoi edhe kryeministrin e deritanishëm grek Aleksis Cipras sepse në “shumë vite sfiduese, gjithmonë kanë arritur të zhvillojnë bashkëpunim të besueshëm dhe të respektuar”.
Kërkesë të respektohet Marrëveshja e Prespës dërguan edhe Të gjelbrit gjerman. Zëdhënësi i të Gjelbërve dhe deputet në Bundestag Manuel Saracin deklaroi se pret nga Qeveria e Micotakisit të vazhdojë me mbështetjen e Maqedonisë Veriore dhe të mos e rrezikojë ardhmërinë e vendit.