Komedianët rus Vovan (Vlladimir Kuzencov) dhe Leksus (Aleksej Stolarov) kanë publikuar video në të cilën në emër të ish kryeministrit të Ukrainës, Petro Poroshenko flasin me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.
Në bisedën komedianët flasin se shkencëtarët ukrainas e kanë gjetur lidhjen gjenetike të Poroshenkos me Aleksandrin e Madh, dhe kështu, i thotë “Poroshenko”, Zaevit se tani mund të quhet “Petro Makedonski:. Ata i ofrojnë ndihmë Zaevit që të ndërmjetësojë për Kishën Maqedonase tek Patriarku Vartollomej.
Zaev me komendianët flet për politikën e jashtme, marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, gjegjësisht me Rusinë, BE dhe NATO-në.
Në një nga bisedat ata e kyçin edhe “Sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg”.