Zaev: Para meje pre e mashtrimeve kanë rënë shumë fytyra publike, politike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një pres-konferencë ka thënë se ai nuk është i vetëm që ka rënë pre e mashtrimeve telefonike. Ai thotë se kjo ngjarja me mashtrimet telefonike ju ka ndodhur edhe shumë kryetarëve dhe kryeministrave të vendeve tjera po edhe funksionarëve publik.

Marketing

Duke filluar nga Rexhep Taip Erdogan, e shumë të tjerëve. Sipas Zaev-it lista e të përfshirëve është shumë e gjatë.
Ai thotë se propagandat e tilla nuk janë në favor të vendit dhe se po shpërndahen nga mediume nga anti-NATO.

Zaev thotë se në bisedën e përgjuar është dëgjuar duke thënë se është kundër ndryshimit të kufijve dhe ka shfaqur besimin për zgjidhjen e marrëveshjes së Prespës.