Shkatërrohen 600 copë armë dhe mbi 400 kg drogë në Maqedoninë e Veriut

Sot me rastin e 9 korrikut – Dita ndërkombëtare e shkatërrimit të armëve të zjarrit, në kompaninë Euronikel të Kavadarit, janë shkatërruar armë dhe lëndë narkotike të cilët ishin konfiskuar me vendimet të plotfuqishme gjyqësore.

Marketing

Shkatërrimi i lëndëve narkotike u bë në bashkëpunim me MPB-në.

Kompania Euronikel ka mundësuar që të shkatërrohen më shumë se 400 kg lëndë narkotike dhe më shumë se 600 copë armë të cilat ishin konfiskuar më herët, kështu duke i falënderuar kompaninë përfundoi fjalimin Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.