E përditshmja angleze, Mirror, raporton se Liverpooli nuk do të jetë shumë aktiv gjatë këtij afati kalimtar të verës, pasi që drejtuesit e klubit kanë ndarë një buxhet të vogël për transferimin e lojtarëve të rinj.
Pep Guardiola nuk ka humbur aspak kohë këtë afat kalimtar për ta përmirësuar edhe më tutje skuadrën e tij, që ka qenë kampione e Anglisë gjatë dy vjetëve të fundit dhe sezonin e kaluar i grumbulloi plot 98 pikë, transmeton Gazeta Express.
Përderisa në skuadrën e tij nuk ka lojtar të dobët në asnjërën pozitë, trajneri spanjoll dëshiron të krijojë më shumë konkurrencë, pasi që është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset nga skuadra e Jurgen Kloppit, Liverpooli.
Liverpooli e mbylli sezonin e kaluar me vetëm një pikë më pak se Manchester City në një garë të jashtëzakonshme për titull. Fat të mirë skuadra e Kloppit pati në Ligën e Kampionëve, ku u shpall kampione.
Kloppi e përmirësoi skuadrën e tij duke e shfrytëzuar buxhetin e klubit për ta blerë Alisson Beckerin dhe Fabinhon. Mirëpo, ndryshime të tilla në Anfield nuk do të ketë edhe këtë verë.
Gjermani dëshironte që ta përforconte skuadrën e tij edhe këtë verë, sidomos për transferimin e një sulmuesi anësor. Të përfolur kanë qenë Nicolas Pepe i Lille dhe Philippe Coutinho i Barcelonës.
Megjithatë, drejtuesit e Liverpoolit nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shumë të mëdha për këta futbollistë, pasi që buxheti i tyre për një sulmues të ri është vetëm deri në 20 milionë funte.