Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) ka urdhëruar shtetin rus që të paguaj kompensim financiar, për një viktimë të dhunës në familje, që u largua nga vendi, pasi policia ka dështuar të ndërmarrë veprime kundër një ish-të dashuri, i cili e kishte kërcënuar.
Vendimi i gjykatës tha se autoritetet ruse kanë shkelur të drejtat e Valeria Volodina, sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila e ndalon torturën dhe “trajtimin çnjerëzor ose degradues” si dhe diskriminimin. Gjykata Evropiane, vendosi se Rusia duhet të paguajë atë me 20.000 euro si kompensim dhe 5.875 euro për të mbuluar shpenzimet e saj gjyqësore.
Volodina, një ish-banore e Rusisë, ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatë në qershor të vitit 2017. Në ankesën e saj, ajo tha se ish i dashuri i saj, e ka rrahur rëndë disa herë, e ka kërcënuar se do ta vriste, dhe e ka rrëmbyer atë. Volodina gjithashtu tha se policia në Ulyanovsk, ka injoruar thirrjet e shumta që ajo i kishte bërë për të hetuar, se si ishte duke u trajtuar nga ish i dashuri i saj.
Në fillim të vitit 2018, autoritetet në Ulyanovsk ranë dakord për të akuzuar një person për shkelje të privatësisë së Valeria Volodina, pasi ai publikoi fotografi intime të saj. Por hetimet kurrë nuk përfunduan në Gjykatë.