Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot do ta vizitojë Qendrën për trajnim të pilotëve në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec.
Nga Ministria e Mbrojtjes paralajmëruan se ministrja Shekerinska do të mbajë fjalim me rastin e konkursit të ri për kandidatët e trajnuar për pilotë ushtarak.
Konkursi për regjistrim të dëgjuesve të aftësimit profesional dhe përkryerje të llojit të aviacionit për nevojat e Armatës është në rrjedhë dhe zgjat deri më 1 gusht. Në të mund të aplikojnë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më të vjetër se 28 vjet, për ciklin e parë të përfunduar të studimeve përkatësisht së paku me 180 kredi të fituara.
Kandidatët në procesin e pranimit dhe selektimit do të nënshtrohen në kontrolle të aftësisë psikofizike, njohjen e gjuhës angleze, kontroll-selektim në tokë, kontroll-selektim në ajër.