Anulohet një takim i zyrtarëve të lartë britanikë dhe amerikanë

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt tha se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka treguar respekt ndaj kryeministres, dhe Britanisë së Madhe.

Marketing

Komentet vijnë, pasi presidenti Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA, Kim Darroch si një njeri “shumë budalla”.

Presidenti, kritikoi edhe kryeministren në largim, Theresa May, duke thënë se ajo kishte injoruar këshillën e tij për Brexit-in.

Ndërkohë, është anuluar një takim i planifikuar i sekretarit britanik të Tregtisë ndërkombëtare, Liam Fox me sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross në SHBA.

E gjithë kjo përplasje mes zyrtarëve amerikanë dhe britanikë vjen pasi të dielën u publikuan dokumente të fshehta, në të cilat ambasadori britanik në SHBA, e quante administratën e Trumpit, të “paaftë”.

Ndërkohë qeveria britanike ka nisur një hetim për rastin.

Megjithatë, qeveria britanike deklaroi se e mbështet ambasadorin e Britanisë së Madhe në SHBA, dhe nuk dha shenja se do ta zëvëndësojë atë.