Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM, thuhet “Hristijan Mickoski është i frustruar për shkak se kryeministri dhe kryetari i LSDM, Zoran Zaev i mbron interesat kombëtare dhe shtetërore siç janë anëtarësimi në NATO dhe BE”.
“Kërcënimet nga sulmet hibride, lajmet e rreme dhe manipulimet janë vetëm për shkak se shteti ynë sivjet bëhet anëtar i 30-të i NATO-s”, thuhet në kumtesën e partisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, Mickoski duhet të turpërohet për shkak se ju shërben interesave të huaja, të atyre që nuk duan që të vazhdojë përparimi.
“Krahas të gjitha lajmeve të rreme, manipulimeve, destruktivitetit të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, suksesi i qëllimeve tona strategjike nuk mund të ndalohet. Përparimi në reforma dhe integrim vazhdon. Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së”, thuhet në njoftimi e LSDM-së.