Ambasadori Timonie në takim me Bejtën dhe Taravarin

Ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Christian Timonie, ka qëndruar sot për vizitë në Gostivar, përcjell FLAKA.

Marketing

Ambasadori Timonie vizitën e tij e ka shfrytëzuar për tu takuar me nënkryetarin e BDI-së dhe ish kryetarin e Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dhe kryetarin aktual të Gostivarit Arben Taravari.

“Takimi shumë miqësor me Ambasadorin e Republikës së Francës në RMV, z. Christian Timonie. Në takim biseduam mbi sfidat e Pushtetit Qendrore dhe Pushtetit Lokal në të gjitha drejtimet”, shkruante Bejta gjatë takimit në Facebook.

Fillimisht Timonie u takua me Taravarin, i cili poashtu shkruajti se ka pasur takim relaksues me ambasadorin e Francës.

“Takim shumë miqësor dhe relaksues me Ambasadorin e Republikës së Francës z.Christian Timonie”, shkruajti në Facebook Taravari.

Megjithatë, në pres-konferencë për media pas takimit me Taravarin, ambasadori Timonie tha se është në Gostivar për ta ndihmuar këtë qytet dhe të arrihet kompromis mes pushtetit lokal dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në sferën e arsimit.

“Unë nuk mund të komentojë se cili duhet të ishte kompromisi, por besojë që kryetari Taravari dhe ministri Ademi, dy njerëz për të cilët kamë shumë respekt do ta gjejnë rrugën e zgjidhjes”, tha ambasadori Timonie.

Ai tha se edhe në vendet më të zhvilluara në botë ka oponentë politik, por kur është në pyetje interesi i përgjithsëm, me dialog zgjidhet gjithçka.

“Interesi i përgjithshëm i fëmijëve të Gostivarit është në pyetje, prandaj duhet të ketë zgjidhje”, tha mes tjerash Timonie.

Jo zyrtarisht, edhe me nënkreytarin e BDI-së, Nevzat Bejta, ambasadori francez ka biseduar për tejkalim të dallimeve në sferën e arsimit në Gostivar.