Fon der Lajen: Maqedonia e Veriut është shembull i ndritshëm

Kandidatja për kryetare të Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen në prezantimin para fraksioneve politike në Parlamentin Evropian e lavdëroi Maqedoninë e Veriut si shembull të ndritshëm.

Marketing

Ballkani Perëndimor duhet të kuptojë më seriozisht, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull i ndritshëm për arritje pozitive, porositi kandidatja për kryetare të Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen gjatë takimin me liberalët evropianë, shkruajnë mediumet gjermane, njofton Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Fon der Lajen, siç transmetojnë, është angazhuar për dyer të hapura ndaj vendeve të Evropës lindore dhe Ballkanit Perëndimor të cilët duan anëtarësim në BE dhe veçanërisht e potencojnë Maqedoninë e Veriut si “shembull të ndritshëm” për atë “çka është e mundur të arrihet, kur njerëzit para vetes kanë synim të qartë pozitiv – në rastin e anëtarësimit në BE” dhe ka shprehur bindje se duhet më seriozisht t’i afrohen Ballkanit.

Ajo këto ditë po tenton të marrë mbështetje nga grupet parlamentare në Parlamentin Evropian për kandidaturën e saj. Që të qëndrojë në krye të Komisionit është e nevojshme edhe shumica e votave nga gjithsej 751 deputetë në parlament.

Fon der Lajen e vizitoi Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit 2018, menjëherë para mbajtjes së referendumit për emrin, atëherë si ministre gjermane e Mbrojtjes. Nga Shkupi, politikania gjermane atëherë porositi se dëshiron “Evropë të bashkuar dhe unike”, duke dhënë me këtë rast mbështetje për sukses në referendum.