Gjuriq arrin në Kosovë me leje të Qeverisë së Kosovës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka hyrë në Kosovë me leje të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Marketing

Zyrtarë të zyrës së informimit nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ), në një përgjigje dhënë Telegrafit kanë thënë se Gjuriqi do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me leje të Qeverisë, e jo të Ministrisë së Punëve të Jashtme (MPJ).

Ndërkaq, Gjuriqi sot do të bëjë përurimin e një kompleksi të pishinave të quajtur “Rajska Banja”, e cila ndodhet në Komunën e Zveçanit, përkatësisht në Banjskë.

Përderisa Gjuriqi ka hyrë në Kosovë, të mërkurën autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, me arsyetimin se qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës.