Lëvizja Besa protestë para SPB së Tetovës pas ndalimit të aktivistëve të saj

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, i shoqëruar edhe nga funksionarë të tjerë të partisë dhe aktivistë, kanë protestuar para pak çasteve para Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, pas ftesës për bisedë informative që SPB Tetovë iu dërgoi dy aktivistëve të kësaj partie, përkatësisht Albi Qamilit dhe Dritan Bexhetit, të cilët dyshohet se vendosën afishet tek rreth rrotullimi afër selisë së BDI-së, ndërsa më herrët për të njëjtën gjë, në bisedë informative u thirr edhe Artan Etemi.

Marketing

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami këtë e ka cilësuar si presion i pushtetit ndaj anëtarëve të kësaj partie, ndërsa ka deklaruar se, qëndron fuqishëm pas aktivistëve të tij, duke u shprehur se, nga nesër edhe ai vet do del të bëj afishe ndërsa ka ftuar policinë që ta arrestojë edhe atë.

Ne si Lëvizje BESA qëndrojmë fuqishëm pas aktivistëve tanë, sepse vlerësojmë se ky është një reaksion qytetarë dhe kjo bëhet për gjitha dështimet, krimin dhe korrupsionin e partisë shqiptare në pushtet dhe ata që në vend se të mbrojnë interesin e qytetarëve, ata merren me qytetarët që bëjnë aktivitete simbolike për të shprehur revoltën e tyre. Ne nuk do heshtim, këtë reperkusion të policisë e shohim vetëm si presion që të tërhiqemi nga aktivitetet tona. Nëse ata me pretekst të disa grafiteve, afisheve dhe revoltave qytetare thirrin aktivistët e Lëvizjes BESA, iu thash që do i bëj të njëjtat aktivitete unë dhe le të urdhërojnë le të më burgosin mua- deklaroi Bilall Kasami. Lëvizja BESA.