Adhuruesit e muzikës së saj, projektin ‘Pa asnjë dyshim’ e kanë të fundit në listë, në 2017-tën.
Por, nëse 2018-ta kaloi pa projekt të ri, sivjet pritja do të marrë fund.
Prive.al nga burime pranë këngëtares kishte arritur të kuptojë se Leonora tashmë ka finalizuar këngën e saj më të re të shoqëruar me videoklip.
Kënga e punuar nga Irkenc Hyka me tekst të Mumës do ta sjellë këngëtaren në zhanrin që i shkon më së shumti.
E tani kënga e saj më e re është publikuar dhe quhet “A m’ke harru”. Për videklipin u kujdes Max Production, për dukjen e saj në klip u kujdes Albina Dyla dhe për grimin Arbër Bytyçi.
Këngën e saj bashkë me videoklipin mund ta ndiqni më poshtë.