Qershia mund të përdoret si një aleate e mirë e bukurisë. Për lëkurën, qershia mund të kombinohet me kastravecin për të dhënë një rezultat shumë të mirë kundër rrudhave.
Si përgatitet maska?
Për ta mbajtur të freskët dhe të tonifikuar lëkurën, por edhe për të parandaluar rrudhat, kombinimi i tulit të qershisë dhe kastravecit është zgjidhja më e mirë.
Një gjysmë kastravec të grirë në mikser përzieje me tulin e 5-6 kokrrave qershi të pjekura. Masës shtoji edhe një lugë gjelle kos natyral dhe pasi ta kesh përzier mirë të gjithën, aplikoje me kujdes në zonën rreth syve. Është një përzierje që eliminon rrathët poshtë syve dhe lufton në mënyrë të ndjeshme rrudhat.
Po kështu, me tulin e qershisë mund të përgatitësh edhe një maskë tjetër antirrudhë. Tulin nga katër kokrra qershi të pjekura mirë përzieje me një lugë vaj ulliri natyral. Përzieje në mikser. Aplikoje në fytyrë dhe mbaje për 15 – 20 minuta. Shpëlaje normalisht.