Një shqiptar është qëlluar për vdekje në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në rrugën e Ayia Mavra, në Athinë
Mediat fqinje raportojnë se viktima dyshohet se është shqiptari me iniciale EL.AS.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 00.20.
Shqiptari është goditur pas shpine dhe autorët janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është duke vijuar hetimet.
Trupi i shqiptarit, i lindur në vitin 1986 u transferua në spitalin e Athinës ku iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore.