MPB i informon qytetarët se sot dhe nesër do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në kohën nga ora 19:00 deri në 06:00 të mëngjesit për shkak të xhirimit të spotit reklamues nga “Studio pigment” nga Shkupi.
Sektori për Siguri në komunikacionin në rrugë do të marrë masa për një regjim të veçantë të trafikut në një pjesë të bul. “Goce Delçev” nga udhëkryqi me rr. “Llazar Licenoski” deri në udhëkryqin me bul. “Filipi i Maqedonisë” (00:30 në 4:00), pjesë e rrugës. “Dimitrie Çupovski” nga udhëkryqi me bul. “Dame Gruev” deri tek udhëkryqi në rrugën “11 Tetori” (23:30-01:00), një pjesë e bul. “Shën Cirili dhe Metodi “ nga udhëkryqi me bul.” Koço Racin deri te hyrja në QT Ramstor (0:30 në 4:00 dhe një pjesë e bul.”Jane Sandanski“ nga udhëkryqi me bul.”Serbia” deri te hyrja në QT Kapitol (02:00 – 04:00) në Shkup dhe për këtë qëllim trafiku do të riorientohet në rrugët përreth.
MPB u bën apel qytetarëve që t’i respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.