Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë të lagështa ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, informojnë nga LAMM.

Marketing

Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.