Tërmet në Greqi, ndihet edhe në Maqedoninë e Veriut

Një tërmet me magnitudë rreth 5.1 gradë me epiqendër në qytetin e Kozhanit në Greqi, sot para orës 13:00 është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Epiqendra e tërmetit ishte me thellësi prej dy kilometra.

Marketing

Dridhjet nga tërmeti janë ndier edhe nga banorët e Manastirit, të cilët janë në afërsi prej 50 kilometrash afër zonës kufitare.