Ambasadori norvegjez tregon se kur do të hapet kufiri Miratoc – Llojan

Është për keqardhje që po zgjat kaq shumë hapja e pikës kufitare Miratoc- Llojan. Përveç Ambasadës Norvegjeze ka edhe të tjerë që po punojnë mjaftushëm për këtë çështje, kështu që unë do të mundohem për të zgjidhur problemin që mbyllja e këtij kufiri ka krijuar për popullatën lokale në të dy anët e kufirit”, ka thënë në intervistën eskluzive për portalin preshevacom, Ambasadori i Norvegjisë në Beograd, Arne Sannes Bjørnstad.
Sipas tij, akti i parë që duhet të bëhet tani është të arrihet një marrëveshje formale në mes të dy shteteve për hapjen e kufirit dhe të përcaktohet pozicionimi i ri i kufirit.

Marketing

“Kur bëhet fjalë për datën e hapjes së kufirit realisht e kemi diskutuar vitin e kaluar dhe kemi shpresuar në mundësinë e hapjes së kufirit këtë vit, mirëpo problemi është që janë shfaqur disa çështje teknike që e kanë penguar punën sepse e dimë që të dy shtetet si Maqedonia Veriore ashtu edhe Serbia po synojnë ti bashkohen BE-së. Dhe realisht do të ishtë një shpenzim i kotë të investohet në një pikë kufitare që duhet të rindërtohet, gjithsesi është më mirë që kufiri të ndërtohet konform standardeve europiane, siç është në mes të Serbisë dhe Kroacisë, apo Serbisë dhe Çekisë e që kjo merr kohë. Unë duke përfshirë dhe kolegët e mi, kemi shpresuar se kufiri do të hapet këtë vit, por tani po e shohim që më së afërti që mund të ndodh është aktualisht viti i ardhshëm duke i marrë parasysh të gjitha çështjet teknike që duhet të zgjidhen për të cilat ende po punohet”, theksoi diplomati norvegjez.

Ai tha nëse gjithçka shkon sipas planit shpreson që kufiri do të hapet verën e ardhshme, por siç tha “nuk mund të premtoj asgjë pasiqë që gjendja është më komplekse se që fillimisht e kemi menduar siç është instalimi i rrjetit dhe të gjithë çështjeve të tjera teknike që duhen ti përmbushin Kërkesat moderne të një pike kufitare. Qeveria norvegjeze është financuese e këtij projekti jetik për banorët e rajonit të Kumanovës në anën e Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Luginës së Preshevës.