Një person humb jetën, ndërsa tre të tjerë ngelën të lënduar rëndë

Një person ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë kanë përfunduar të lënduar rëndë në katër nga gjithsej 24 aksidente që kanë ndodhur gjatë fundjavës në Shkup.

Marketing

Sipas të dhënave të MPB-së, policia gjatë fundjavës ka sanksionuar 19 shoferë të cilët ishin në timon në gjendje të alkoolizuar, 55 prej tyre shoferë që nuk i kanë mbushur dy vitet e para për të drejtuar makinën vetë.

Ndërsa komunikacioni janë larguar 242 shoferë përshkak të shpejtësisë mbi atë të lejuar dhe 39 prej tyre pa regjistrim.

Për parkim të parregullt janë dënuar 151 persona, ndërsa nga karrotreci janë larguar 97 makina.