Aksident i tmerrshëm në Suedi: Rrëzohet aeroplani 9 persona humbin jetën

Nëntë suedez kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të aeroplanit nga ku duheshin që të kërcenin me parashut, në qytetin e Umeas në veri të Suedisë.

Marketing

Aeroplani ishte i llojit të vogël për transport të parashutistëve mirëpo ai është rrëzuar në afërsi të ishullit Storstandskar, jo larg pasi ishte nisur nga aeroporti i Umeas, ka njoftuar zëdhënësi i policisë suedeze, Peder Jonson.

Nga MPB-ja suedeze kanë njoftuar se të gjitha viktimat kanë qenë suedez dhe vetëm njëri prej tyre kishte shtetësi të dyfisht. Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur.