Ministri Nuredini takoi përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

“Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Naser Nuredini zhvilloi një takim pune me drejtoreshën Anka Joana Jonesku dhe përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), zyra në Maqedoninë e Veriut. Në takim u konfirmua mbështetja dhe bashkëpunimi i deritanishëm i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe angazhimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në fushën e mjedisit. Drejtoresha Jonesku informoi për strategjinë e re të miratuar kohët e fundit për Maqedoninë e Veriut për angazhimin e tyre në vend nga viti 2019 deri më 2024.

Marketing

Sipas Strategjisë, prioritetet strategjike të BERZH-it për pesë vitet e ardhshme në vend do të jenë mbështetja e konkurrencës duke përmirësuar zinxhirët e vlerave, duke përmirësuar aftësitë e fuqisë punëtore dhe duke përforcuar qeverisjen, duke përforcuar integrimin rajonal, duke dhe duke ndërlidhur dhe mbështetur “butë” përafrimin e BE-së dhe duke mbështetur tranzicionin në ekonominë e gjelbër përmes kombinimeve më të qëndrueshme të energjisë dhe efikasitetit më të madh të burimeve.

Me një rëndësi të veçantë ishte edhe biseda rreth projektit për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Qytetin e Shkupit, i cili duhet të financohet me fondet e BERZH-it dhe BEI-t ndërsa marrëveshja për të njëjtin duhet të lidhet në vitin 2020.

Gjithashtu, u diskutua edhe për mbështetjen e Bankës në sektorin e mbeturinave dhe zgjidhjen rajonale të problemeve të mbeturinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ministri Nuredini konfirmoi bashkëpunimin e mirë deri tani, me një bindje se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë në të ardhmen në mënyrë që të realizohen me sukses jo vetëm këto, por edhe shumë projekte të tjera të ardhshme që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.” – shprehen nga zyra për marrëdhënie me publikun